U raportua si vetëvrasje, por 12 vjeçarja u vra aksidentalisht nga i vëllai i mitur

Ngjarja e cila dje u raportua si vetëvrasje  në të vërtetë është një vrasje aksidentale. Policia e Shkodrës zbardhi sot ngjarjen e rëndë të shënar dje në në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër.

12 vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj edhe ai i mitur. Për këtë policia ka arrestuar xhaxhain, 30 vjeç pasi kishte mbajtur armën e gjahut pa leje në banesë.

“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë  në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë  shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër” informon policia e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?