U refuzon azilin, Holanda do kthejë mbrapsht shqiptarët

Të gjithë shqiptarët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, Holanda ka vendosur t’i kthejë mbrapsht në vendin e tyre. Dhe kjo, falë një marrëveshje lidhur me Shqipërinë, bërë me dije nga vetë ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë.

Sipas të dhënave, vetëm në katër muajt e fundit kanë qenë më shumë se 750 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Holandë, ndërsa përgjatë gjithë vitit 2015 ka pasur një fluks prej më shumë se 1.000 azilkërkuesish shqiptarë, ku asnjëri prej tyre nuk ka marrë leje qëndrimi në këtë vend.

Ndërsa për transportimin e këtyre personave, qeveria holandeze bën me dije se do të angazhojë avionë të posaçëm.

 

SHKARKO APP