U rendit e dyta për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku ankimon vendimin e KLP

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e rendit të dytën në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.
Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?