U rikthye në detyrë pas infektimit me covid-19, Dhimitër Kraja: E kisha për detyrë…
Profesor Dhimitër Kraja u kthye pas infektimit me COVID-19 dy herë në front për të ndihmuar pacientët.
Kraja thekson se e kishte për detyrë dhe e ndjeu si të tillë që të rikthehej sidomos me këtë virus të ri.
Kjo video është publikuar nga kryeministri Edi Rama që e quan këtë një dëshmi frymëzuese.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES?
dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë?