U rizgjodh në krye të LSI, Monika Kryemadhi: Sfida ime jo personale, por përballë qytetarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për zgjedhjet e 21 nëntorit në LSI.

Kryemadhi bëri një përmbledhje për ecurinë e zgjedhjeve në partinë që ajo drejton dhe shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të rinjve për të votuar delegatët e Konvnentës Kombëtare dhe për kreun e partisë.

“Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje tregon energjinë e LSI“,- u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha se me besimin që iu dha sërish për të drejtuar LSI-në, sfida e saj nuk është personale, por përballë qytetarëve.

Zgjedhjet në LSI ishin transparente. Publiku pa se në zgjedhjet e 25 prillit do ketë një pjesëmarrje të madhe. Risia e zgjedhjeve ishte votimi online.

Pjesëmarrja ishte e madhe, edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pjesëmarrja e të rinjve në proces tregon se LSi rritet shpejt. Ky ishte një proces që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit.

Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sekretarët e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së”,- shtoi më tej Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli edhe për pozicionimin e LSI në marrëdhënie me opozitën dhe u shpreh se “Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.
Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejtë te qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”.

 

SHKARKO APP