U rrethua në një stan bagëtish, detaje nga plagosja e Ardian Narkajt në Shkodër
Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin e mbrëmshëm dhe plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj. Ky i fusnit ishte shpallur në kërkim prej 10 vitesh nga ana e policisë për vrasjen e dy bashkëfshatarëve të tij. Policia ka bërë me dije se Narkaj nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Më pas ai është rrethuar nga forcat RENEA ku ishte fshehur në një stan bagëtish dhe efektivët i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar. Por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohetl. Më pas RENEA e ka qëlluar duke e plagosur./d.m-kohajone
KOHA JONË SONDAZH

