U rrëzua në Theth, turistja polake niset me helikopter drejt Tiranës
Policia i ka ardhur në ndihmë një turisteje polake në Theth. Uniformat blu bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.
Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar kishte marrë dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.
Për shkak të terrenit të vështirë, policia ka mundur t’i gjejë turistët mesditën e sotme. Turistja është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia.
Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.
Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.
Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.