U rrëzua nga kali, ndërron jetë 75-vjeçari në Përrenjas

Një person ka ndërruar jetë në Përrenjas. Raportohet se viktima është 75-vjeçari R.B banues në fshatin Homçan, Pogradec.

Sipas policisë viktima ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Përrenjasit. Mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi është rrëzuar nga kali.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Përrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?