U shfaq duke thithur kokainë? Dalin analizat për Lefter Allën

Analiza për të vërtetuar nëse kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kishte konsumuar kokainë apo jo, ka rezultuar negative.
Kjo është përgjigja e dhënë pas denoncimit në media të një video ku dyshohej se Lefter Alla ishte duke konsumuar kokainë.

Për ngjarjen në fjalë nisi një hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila ndër të tjera kërkoi dhe analizat e gjakut të kryebashkiakut.

Tashmë nuk dihet se si do të veprohet nga SPAK për këtë rast, pasi opozita ka kërkuar largimin e kryebashkiakut të Bulqizës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?