U shfaq në video duke dh*unuar nënën e tij, arrestohet djali

U shfaq në video duke dh*unuar nënën e tij, arrestohet djali në Tiranë.

Policia e kryeqytetit informon se ‘Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?