U shkarkua se s’justifikonte pasurinë, ish-gjyqtari i Kushtetueses apelon vendimin: Kam prova

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo që u shkarkua pak muaj më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikonte pasurinë ka apeluar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Report Tv mëson se Lulo ka kërkuar një seancë publike, ndërsa në kërkesën e tij ndër të tjera shprehet se do të paraqesë prova që rrëzojnë vendimin e KPK, që nuk justifikonte pasurinë.

Ndaj Fatos Lulos është caktuar trupa gjykuese në Kolegj por ende data e seancës. Lulo u shkarkua nga komisioni vettingut për mos justifikim pasurie në vlerën e mbi 480 mijë dollarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?