U shkarkua si zv/ministër, nis punën për t’u zgjedhur kryebashkiak i PS
Ervin Demo u shkarkua nga posti i zv/ministrit të Arsimit për shkak se pasardhësi i tij në këtë detyrë, Taulant Muka, denoncoi plagjiaturën që ai kishte kryer në shkrimet e publikuara në revistat e huaja.
Politiko.al mëson se Ervin Demo konsiderohet kandidati më potencial brenda Partisë Socialiste për të garuar për bashkinë e Beratit në zgjedhjet lokale të vitit 2019-tës.
Ai është pjesë e grupit të punës së kësaj partie për Beratin, ndërkohë që së bashku me Blerina Gjylametin, ka zhvilluar së fundmi takim me strukturat e këtij qyteti.
KOHA JONË SONDAZH

