U shoqërua nga policia, Goci pas tmerrit te Astiri: Jam ende i tronditur

Profesori Ervin Goci është dëshmitari okular nga protesta e Astrit, ku u plagosën dhe shoqëruan disa persona.

Goci ishte një ndër personat e shoqëruar nga policia në protestën e Astirit. Ai rrëfeu momentet e tmerrit kur policia u hodhi gaz lotsjellës.

Nuk justifiokohet gazi lotsjellës në atë formë, në atë ambient të mbyllur, në atë mënyrë. Nuk ka protokoll në botë që ti të fusësh gazin aty. Ishim të mbytur. Ishte dhomë me gaz dhe unë kam nxjerrë kokën në një moment atje, ishim edhe me një grua dhe kemi nxjerrë kokën si minj. Si me qenë një maçok në një moment kam kapërcyer dhe kam dalë. Nuk e di si kam dalë. Isha komplet i humbur dhe këtë e kanë bërë këta sot”, tha Goci.

Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Goci rrëfeu orët e tmerrit, por nga ana tjetër shpiegoi edhe gjendjen emocionale aktuale të tij.

Goci tha se pas kësaj dite të tmerrshme është mirë fizikisht, por është i tronditur.

Sonila Meço: Si ndihesh tani?

Ervin Goci: Jam mirë fizikisht, por jam i tronditur. Kam bërë edhe kontrollet në spital se mos kisha ndonjë gjë, por jam shumë i tronditur.

Tempora - Dhuna e shtetit. Pse shpërtheu në Astir? – 12 nëntor 2019

Shembjet te Astiri, Goci: Mësymje e policisë ndaj qytetarëve

SHKARKO APP