U shpall fajtor nga GJKKO për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu Lefter Alla

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar ditën e sotme nga qelia e burgut pasi ka përfunduar dënimin me 2 vite burgim.
Alla u shpall fajtor nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, duke u dënuar me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite burgim, vendim i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit. Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Lefter Alla në bashkëpunim më ish zyrtarët e bashkisë së Bulqizës favorizuan dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

SHKARKO APP