U shpall i vdekur nga ish-deputetja e PD-së, banori është gjallë
Nga zona e Astirit, aty ku po prishen 33 objekte, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e efektivëve të policisë, kishte mbetur i pajetë një person. Pampuri shtoi se viktima, banor në Astir quhej Mahmut Imallari dhe se trupi i tij ndodhej në morg. Po kështu, ish-deputetja akuzoi spitalin e Traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen. Në të vërtetë, Mahmut Imallari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /TCH/
KOHA JONË SONDAZH

