U shtrua dje në spital, ja çfarë i ndodhi Nexhmije Pagarushës

Mbrëmjen e djeshme ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha përfundoi në spital. Ekipet e emergjencës e dërguan artisten në urgjencë ku iu shtrua ekzaminimeve. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu u shpreh se Pagarusha ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se Nexhmije Pagarushës i ka rënë në shpinë një dollapi dhe e ka lënduar. Nexhmije Pagarusha është 85 vjeç, është shpallur këngëtarja e Shekullit dhe në vitin 2012 është dekoruar nga Bujar Nishani me titullin Nderi i Kombit.

 

SHKARKO APP