U shtrua me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja e aktores Tinka Kurti
Aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila u shtrua dje urgjencë në spital, sot paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Mësohet se aktorja, e cila që prej ditës së djeshme ndodhet në një nga spitalet private në Tiranë është nën kujdesin maksimal të mjekëve dhe stafit, ndërsa është prekur nga një infeksion pulmonar.
Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërkohë që ditën e djeshme u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.
KOHA JONË SONDAZH

