U shua në aksident, mësuesit për kolegen e tyre: Djali do rritet pa ty

Manjola Maçi ishte një mësuese e re në gjimnazin “At Shtjefën Kurti” në Laç. Ajo humbi jetën tragjikisht, nga një akisdent. Ajo u nda nga jeta duke shkaktuar pikëllim tek kolegët. Këta të fundit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e saj.

“Na vjen keq që e përjetuam vdekjen e koleges sonë të re, Manjola Malçi, e cila, ndonëse pak ditë mes nesh, u prezantua me dëshirën për të kontribuar në rrugën e dijes.

Iku në mëngjes në krahët e vdekjes krejt papritur. Trishtim për moshën e re, për djalin që do të burrnohet pa përkujdesjet e dashurinë tënde dhe keqardhje për familjen që ja thave zemrën!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngushëllime nga stafi i gjimnazit” At Shtjefën Kurti” Gorre! U prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve”, thuhet në reagimin e kolegëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?