U shuan në lule të moshës, dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën tragjikisht në autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë dy të rinj kanë humbur jetën.

Bëhet e ditur se ata janë 26-vjeçari, Arianit Bytyqi dhe 20-vjeçari Gentrit Gallopeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë ndërruan jetë, pasi ata ranë në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njoftimin e policisë së Kosovës shkruhej se dy të rinjtë në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë.

Gjithashtu e ditur bëhet se hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Në njoftimin e policisë shkruhet:

Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta  përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël  në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona  duke kaluar mbi  urën me nr. 11 në autostradë  duke kaluar  nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen. Pas informimit të rastit në vendin e ngjarjes kane dalë të gjithë eproret e lartë të DRP-Prizren si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren. Sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitareve është konstatuar se dy viktimat kanë qene punëtore të një kompanie Kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës. Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor). Ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat. Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.’’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?