U sulmua nga Mihal Kokëdhima, miliarderi spanjoll do kthehet në Shqipëri. Çfarë deklaroi në takimin me Klosin (Video)
Do të kthehet sërish në Shqipëri biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, i cili gjatë verës teksa ishte me familjen, u sulmua nga Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” ne Porto Palermo, një lajm që bëri xhiron e mediave, së bashku me videon e dhunës.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar në mëngjes një takim ne Madrid me biznesmenin, i cili i ka pohuar se këtë radhe do të kthehet të japë kontributin e tij pas pasojave të termetit tragjik në vendin tonë.
Biznesmeni do të rindërtoje një shkollë të dëmtuar nga tërmeti. Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, ndërkohë që edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë të pranishëm. Më tëj, ai ka theksuar se do të kthehet me anije të vizitojë prapë vendin tonë.
Postimi i Klosit
Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.
Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.