“U tërbua me gratë”, Elona Guri: Sot Edi Rama u kthye në animator, DJ, klloun, velinë…

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u shfaq duke kërcyer me gratë në Fier.

Guri, permes rrjeteve sociale, shprehet se sot Edi Rama u kthye në animator, DJ, klloun, velinë, ishte gati të kthehej edhe në striptist vetëm të fshihte frikën, ankthin, dëshpërimin dhe pafuqinë e tij.

Reagimi i Elona Gurit

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Edi Rama u kthye në animator, DJ, klloun, velinë, ishte gati të kthehej edhe në striptist vetëm të fshihte frikën, ankthin, dëshpërimin dhe pafuqinë e tij.
Pikërisht ai që ka larguar fëmijët nga nënat e tyre, duke i detyruar të futen nën rrotat e kamionëve për tu larguar nga rregjimi autokrat i tij.
Ai që i hoqi asistencën sociale qindra grave kryefamiljare.
Ai që po ju prish shtëpitë, qindra grave ne Unazën e madhe, për të vjedhur miliona euro me firmën fantazmë.
Ai që futi drogën në çdo oborr shkolle, ku mijëra të rinj i ktheu në treg të krimit të organizuar.
Ai që ka përgojuar, sharë, ofenduar me dhjetëra gra gazetare, intelektuale, artiste, politikane.
Edi Rama sot nuk e mundi dot frikën, sado u mundua duke kërcyer si ariu Silva.
Protestat do e ndjekin kudo.
16 Marsi po vjen. Kjo e tmerron atë.
I them mos të ikë i veshur si grua natën.
Të bëhet njëherë në jetën e tij burrë e të qëndrojë në zyrë, se është bërë si beduin me trasta në krah.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?