U tha flirt Rama-Basha, porse ka mundësi marrëveshje Meta-Berisha-Basha

 

Siç duket ka lëvizje të reja politike. Dikur në emisionin e Blendi Fevziut, lideri Lulzim Basha pati deklaruar:" Kurrë aleancë me LSI-në". Ndërsa tani kur duket sikur marrëdhenia Rama- Meta është krisur ndjeshëm dhe kur kreu i kuvendit duket se po flirton me Berishen, pyetja është nëse Basha ka bërë një hap pas. Dje i pyetur nga Sokol Balla: "A do hynit në koalicion me LSI-në?", ai u pergjigj se " PD nuk synon pazare për pushtet, por t’u japë një alternativë shqiptarëve për të cilën po punojnë për programin, ekipin dhe brenda programit pjesën politike dhe ekonomike". I iku përgjigjes negative. Me marifet, por nuk tha më "JO" të prerë. Ai e di mirë gjuhën angleze ku thuhet se "Never say never!" (Kurrë mos thuaj KURRE!).

A është kjo një përgjigje pas akuzave të Metës se Basha sulmon vetëm atë dhe jo Ramën? Ka informacione se Meta po luan fort dhe në terrenin e Berishes, duke i thënë indirekt Ramës se mund të mos bëjë më shumicën në parlament. Që do të thotë ose qeveri tjetër ose zgjedhje të parakohshme, nëse lideri i PS-së vazhdon duke goditur pas shpine kreun e LSI me anë të ministrave Gjiknuri dhe Tahiri.

Loja po komplikohet në parlament dhe nuk i dihet se si shkon numri 71. Eshtë numër magjik ku bëhet ose rrëzohet një Qeveri!

SHKARKO APP