U trembët nga tërmetet? Më i frikshmi në botë vrau 7000 njerëz (VIDEO)

Dy ditët e fundit Shqipëria është lëkundur nga disa tërmete dhe të gjithë njerëzit për një moment i pushtoi paniku. Por duhet të dini që kjo nuk është asgjë në krahasim me ngjarjen e vitit 1960, ku vdiqën 7000 persona.

Më datë 22 maj të atij viti, në oren 19:11, me orën lokale të Kilit, ndodhi ajo që u konsiderua katastrofa më e madhe natyrore, një tërmet prej 9.3 ballësh. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Valdivia, dhe zgjati plotë 10 minuta pa pushim. Tronditjet e forta shkaktuan cunami i cili përfshiu vende si Kili, Hawaii, Japoni, Philippines, Zelandën e Re, Australinë jugore dhe ishujt Aleutian.

Cunami shkaktoi dallgë prej 25 metrash, të cilat morën përpara çfarëdo që gjetën. Dëment materiale dhe viktimat, ende sot e kësaj dite nuk janë të qarta, por nga përllogaritjet mësohet se të paktën 7000 persona humbën jetën nga kjo fatkeqësi natyrore. Por tërmeti i fuqishëm prej 9.3 ballësh, erdhi pas disa tërmetesh të njëpasnjëshme që përfshin Kilin nga data 21 maj deri në 6 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Recalling 1960 Chile Quake

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?