U v*a në Gjermani, mijëra persona i japin lamtumirën e fundit boksierit shqiptar

Më shumë se 1 mijë persona nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra e Austria morën pjesë në ceremoninë mortore të ish-boksierit Besar Nimani. Në mesin e tyre ishte edhe boksieri Marco Huck.

38-vjeçari Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit, për shkaqe momentalisht të panjohura. Për ngjarjen e rëndë, policia gjermane ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona.

Ata janë Ayman Dawoud Kirit and Hüseyin Akkurt, të dy të moshës 33-vjeçare dhe rezidentë në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autorët e dyshuar besohet se janë arratisur jashtë vendit. Autoritetet arritën t’i identifikonin ata në një kohë të shkurtër dhe më 12 mars u bastisi banesat e tyre, por pa mundur që t’i arrestonin.

SHKARKO APP