U vihet zjarri qëllimisht, diqen katër makina në Shkodër

Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë Bexhistenit në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se 3 prej makinave janë djegur plotësisht dhe njëra pjesërisht.

Sipas informacioneve të para fillimisht zjarri iu vu me qëllim njërës prej makinave, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe 3 të tjerat.

Kanë banorët e zonës ata që kanë identifikuar zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?