U vodhi varëset e floririt me forcë, pranga 24-vjeçarit
Një 24-vjeçar me banim në Urën Vajgurore ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ka vjedhur me forcë varëset e floririt nga qafa 5 grave.
Dy prej këtyre vjedhjeve 24-vjeçari me iniciale E.B i ka kryer në qytetitn e Lushnjës, ndërsa 3 të tjera në Fier.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Njoftimi i Policisë:
Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”. Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.
Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.
Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:
E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje: •Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F. •Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.
Konkretisht: •Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh. •Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P. •Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.