U vonua arrestimi i Safet Bajrit? Reagon ministri belg: Diçka shkoi keq

Ministri i belg i Drejtësisë, Koen Geens, komenton deklaratën e zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Llamari, lidhur me mos arrestimin e Safet Bajrit.

Llamari tha se prangosja e tij u vonua nga autoritet belge.

Por ministri Geens, ironizon situatën në Shqipëri, duke thënë se ka një betejë mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje shton se, “Shqipëria është në një betejë në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson kapakun”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai mohoi që vonesa në arrestim të ketë qenë për shkak të belgëve.

“Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri”, u shpreh Geens.

Po ashtu deklaroi se me Shqipërinë nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit,.

“Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka tre dënime në Belgjikë me 9.5 dhe 8 vite burg”, deklaroi ministri belg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?