U vonua BE apo Shqipëria për çeljen e negociatave, ish-ministri Bushati: Faj i dyanshëm

Sot pas 33 vitesh, Bashkimi Europian çeli zyrtarisht derën për Shqipërinë, duke nisur Konferencën Ndërqeveritare për grup-kapitujt e parë. I pyetur për shtyrejn e afateve për çeljen e negociatave për integrimin në BE, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati sqaroi se si BE, ashtu edhe politika shqiptare kanë ndikuar në këtë proces.

Për të BE-ja nuk e ka materializuar qartësisht qëndrimin lidhur me vullnetin për anëtarësimin e Shqipërisë në union, ndërsa politika ka humbur shumë kohë. Kjo sepse vetë aktorët politikë janë fokusuar më tepër në adresimin e fajit tek njëra palë ose tjetra, sesa tek puna e përbashkët për çeljen e negociatave.

”Faji është i dyanshëm. Ka momente që Bashkimi Europian nuk e ka materializuar në një vullnet të qartë politik qasjen strategjike që në fakt europianëve ja imponoi presienti Bush, kur në 91-shin foli për një Europë të lirë. Nga ana tjetër ka një faj edhe politika shqiptare që kryesisht për shkak të trenave dhe stacioneve të njëpasnjëshëm që kemi humbur, jua kemi vendosur fajin njëri-tjetrit”,-tha Bushati në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP