U vra koka e grupit kriminal, Daily Mail: Tradhtia e 007-ave shqiptarë të financuar nga Londra

Daily Mail informon se informatorë të kompromentuar shqiptarë të një njësie të shërbimit sekret që operonte brenda SHISH-it, të financuar nga britanikët, që nga viti 2000, kanë arritur të dekonspirojnë operacionet dhe kalojnë informacionet sekrete grupeve rivale të tregtisë së drogës, pikërisht atyre që kishin objektiv.

Operativë të korruptuar të njësisë sekrete të quajtur “Merlin”, kanë shkaktuar edhe vrasjen e një personi në kuadër të larjes së hesapeve mes dy grupimeve rivale të drogës, sipas tabloidit britanik.

Të paktën dy informatorë të tjerë të kësaj njësi sekrete kanë kaluar informacion sekret tek grupet kriminale që ata përgjonin. Njësia “Merlin” e krijuar brenda shërbimit sekret shqiptar, SHISH në vitin 2000 pikërisht në kohën kur kanë filluar grupet kriminale shqiptare të operonin në Britani.

Kjo njësi paguhej nga taksapaguesit britanikë që nga krijimi i saj, dhe pjesëtarët e saj janë trajnuar në Britani, ndërkohë që aktiviteti i departamentit monitorohej nga një oficer kontakti i vendosur në Ambasadën britanike në Tiranë.

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP