U vra me plumb në kokë, zbardhen detaje nga vrasja në Korçë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë ka mbetur 30-vjeçari Altin Balliu. Policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është banues në lagjen nr.10 të qytetit por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij pasi ai është shpallur në kërkim. Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që kanë çuar policinë në gjurmët e para të vrasësit por ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një tjetër grup policor ka shkuar në fshatin Bitinckë të Devollit, në kërkim të pronarit të një automjeti që u gjet i goditur nga plumbat në vendngjarje, në “lagjen 10” të Korçës.

Por si ndodhi ngjarja?

Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte por rruga ishte e zënë. Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin Altin Balliu-n duke e lënë të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?