U vra në atentatin ndaj prokurorit, babai i Andi Malokut: Shteti i ka filmimet por s’po bën asgjë
Shtatë muaj pas vrasjes së të birit në ngjarjen ku mbeti I plagosur prokurori Arjan Ndoja, babai i Andi Makolut shoferit 23 vjeçar, apelon për drejtësi. I shoqëruar me avokatin e tij, ai ka qenë në dyert e SPAK për ta bërë këtë. Në një intervistë për RTV Ora me lot në sy Genci Maloku thote se zbulimi I autorëve po vonohet qëllimisht nga organet e drejtësisë pasi ata i kanë të gjitha provat shkencore dhe filmike te ekzekutoreve
Djal im 23 vjeç iku kot fare, për 30 mijë lekë rrogë. Dua të zbardhet e vërteta, shteti I ka provat të gjitha dhe filmimet por nuk po bën asgjë”
Genci Maloku I është drejtuar edhe zyrtarisht prokurorisë së posacme antikorrupsion e cila ka marrë ne dore hetimin e çështjes, për tu njohur me provat por kerkesa e tij nuk është pranuar pasi nuk konsiderohet i dëmtuar
“ Ishim këtu për provat por nuk mi dhanë pasi nuk kam të drejtë unë sepse jam trashëgimtari i viktimës.”
Babai i 23 vjeçarit tregon se djali i tij kishte vetëm dy muaj punë si shofer i familjes së prokurorit Ndoja, ndërsa nuk kishte qënë asnjëhere punonjës policie siç u pohua
“Djali im ka punuar kamarier, dy muaj punë kishte”
Genci Maloku thotë se nuk kishin patur asnjë hasmëri në familje dhe prandaj kërkon të zbulohen autorët dhe motivi i ngjarjes ku u ekzekutua i biri
“Dua të zbardhet e vërteta që dhe djali im të flejë rehat atje ku është, dhe autorët të shkojnë pas hekurave”
Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar Redjan Rrahja dhe Ariol Halili ndërsa mesohet se janë të shpallur në kerkim edhe persona të tjerë.
Si ndodhi atentati
24-vjeçari Maloku ishte në makinë bashkë me prokurorin Ndoj dhe shtetasin tjetër Aleksander Laho, 48 vjeç, të cilët mbetën të plagosur.
Përpara atentatit, Arjan Ndoj së bashku me Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Maloku kanë qenë duke drekuar në një prej restoranteve në zonën e plazhit së bashku dhe me një person të katërt.
Më pas prokurori Arjan Ndoj dhe Laho së bashku me shoferin Maloku janë nisur drejt Tiranës. Në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, (ora 16:30) një makinë tip Benz që mendohet se ka pasur 3 persona, ka qëlluar me breshëri, në ecje e sipër, drejt makinës ku ndodhej prokurori .
/Ora News