U vra në Itali, mbërrin trupi i të riut shqiptar

Trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar, Viktorian Picaku, ka mbërritur sot në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Në Durrës, trupin e pajetë të Picakut e kanë marrë familjarë dhe të afërmit e tij. 24-vjeçari u vra më 2 gusht në sheshin Abazzia në Bari të Italisë. Picaku u ekzektua me 2 plumba një në kokë dhe një në mushkëri.

Picaku ndërroi jetë menjëherë pas të shtënave. Në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij. Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetëdorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. Familjarët thanë se shkaku i vrasjes ishte sherri për një vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?