U vra në mes të Vlorës, ja kush është Bledar Birça i dyshuar për vrasje

Një vrasje në mes të Vlorës ka tronditur qytetarët. Bledar Birça, 40 vjeç nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës. Ai ishte duke udhëtuar sot me mikun e tij në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, ku po drejtonte automjetin tip BMW x5.

Në këtë moment atij i preu rrugën një tjetër automjet nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ai është pronari i një lokali të njohur pranë bregdetit në vlorë. Birça ka qenë i arrestuar në vitin 2011 pasi ishte i dyshuar për një vrasje.

Birçaj, asokohe rreth 30 vjeç ia doli të mbyllte problemet me drejtësinë disa muaj pasi u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Dyshimet kryesore janë se ka qenë i akuzuar për vrasje dhe më pas çështja është mbyllur në muajin korrik 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?