U vra nga kunati. Rrëqeth e ëma e viktimës: I preu damarët dhe fytyrën

Kunati Eredet Çapoku qëlloi për vdekje me sende të forta, kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, duke i marrë jetën. E ëma e viktimës, tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë, duke thënë se autori goditi me levë atë dhe vajzën. Ajo thotë se më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

”Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij. Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”,-thotë për ”News 24”.

Autori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 39-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë. 34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës. Kunati kohët e fundit e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën. Ai vazhdimisht i bënte fotografi dhe ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?