U vra nga vjehrri, familja e viktimës: Ditën para vrasjes na erdhën në banesë

Familjarët e Kudret Saliajt, viktimës që mbeti i vrarë mëngjesin e së premtës nga ish-vjehrri në një kafe në Tiranë, kanë folur një ditë pasi kanë e kanë përcjellë për në banesën e fundit. Për “Faxnews”, kushëriri i Saliajt ka treguar se Mexhit Picari dhe ish-bashkëshortja e viktimës kanë shkuar në banesën e tyre dhe kanë mohuar që ai të ketë ushtruar dhunë ndaj Dhuratës.

“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj.

Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16-vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre.

Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.

SHKARKO APP