U vra pas grabitjes në vilë, familja e shqiptarit kërkon 125 mijë euro dëmshpërblim
Eduard Ndoj është shqiptari i vrarë në dhjetor të 2014, në Serle.
Ai u qëllua me pushkë nga Mirco Franzoni, i cili e kishte kapur duke vjedhur në vilën e të vëllait.
Mirco Franzoni është dënuar me 9 vite e 4 muaj për vrasje të qëllimshme.
Kjo për shkak se ai e qëlloi 26-vjeçarin shqiptar larg zonës ku ndodhi grabitja.
Familja e viktimës kërkon një dëmshpërblim prej 125 mijë eurosh.
Kërkesa e tyre është konfirmuar edhe në apel, por kurrë nuk është paguar nga i dënuari.
Avokatja e familjes Ndoj është shprehur se autori nuk i ka kërkuar kurrë falje dhe asnjë lloj gjesti tjetër.
Avokatja shprehet:
Nuk ka kërkuar kurrë falje dhe nuk ka bërë kurrë një gjest të ngjashëm. Kërkojmë vetëm respektimin e dënimit.
KOHA JONË SONDAZH

