U vra për një parkim, por Valteri nuk kishte faj. Arrestohet vëllai i autorit
Një makinë e parkuar ”keq”, dyshohet se është shkaku i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fierza, i cili u vra pa pasur faj, pasi shkoi për të ndihmuar të vëllain. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Hot i Ri në Shkodër.
I ri iku me makinë në lokalin e fshatit pasi mësoi se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli. Sherri kishte lindur për një vend parkimi në rrugicë. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Autori është ende në kërkim, ndërsa është arrestuar edhe vëllai i autorit, Paolo Mhilli.
Sapo ata ka parë Valterin të zbriste nga furoristrada, 24-vjecari Klodian Mhilli ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën.
Klodian Mhilli që dyshohet se kreu vrasjen, kushërinjtë e tij, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj janë janë shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

