U vra për vrasjet e babait, Avniu asnjë kërkesë për varrimin e të birit

28-vjeçari Mario Majollari u vra mbrëmjen e djeshme, me tre plumba kokës. Shkak i këtij ekzekutimi është për hakmarrjet e vjetra të babait të të ndjerit, i cili e kishte braktisur që kur ishte vetëm 2-vjeç. Por, mësohet se Avni Majollari nuk ka paraqitur deri tani asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e të birit.

Avni Majollari ka vrarë dy persona në vitin 2000, Ilir Gjuzin dhe Armando Nelaj. Policia sqaroi sot një ditë pas vrasjes se autori i vrasjes është identifikuar si Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i cili është vëllai i Ilir Gjuzit.

Avni Majollari nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e të birit, për shkak të konflikteve me familjen e ish-gruas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Avniu ishte divorcuar me nënën e Marjos që kur ai ishte vetëm 2-vjeç, ndërsa i riu e kishte parandjerë rrezikun e hakmarrjes dhe kishte kërkuar vitet e fundit azil në Suedi, por i ishte refuzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?