”U vr*në njerëz”, deputeti Braçe në Kuvend: Sot ka korrupsion, por 10 vite më parë ishte i përgjakshëm
Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe foli në Kuvend për situatën ekonomike në vend, ku theksoi se sot ka korrupsion, por para 10 vitesh ishte i përgjakshëm ndërsa solli rastin e Gërdecit dhe të protestës së 21 Janarit në Bulevard.
”A është më i përgjakshëm korrupsioni tani se 10 vite më përpara? U vranë njerëz në Gërdec dhe në Bulevard, kjo e bën korrupsionin edhe më të përgjakshëm. Rastet më sipër janë raste të pastra korrupsioni dhe janë të pandëshkuara.
Pushteti i asaj kohe i dha korrupsionit një dimension të tmerrshëm. Janë vrarë njerëz përmes korrupsionit. Ne nuk jemi këtu për të justifikuar qoftë dhe një qindarkë të vetme. Çdo qindarkë e këtij dëmi ekonomik duhet të individualizohet me përgjegjës dhe duhet t’i shkojë organet ligj-zbatuese menjëherë”,-tha ai.