U zbulua gjatë hetimeve për grupin e trafikantëve, policia arreston bashkëpunëtorin e 7 të burgosurve

Një person i cili akuzohet per “Shfrytëzim prostitucioni” eshte zbuluar gjate hetimeve te nje grupi qe kryente trafik te miturisht, droge dhe mbanin arme pa leje.

Policia ben me dije se “në vijim të operacionit policor të koduar “Zereci”, zhvilluar në muajin korrik 2019, ndalohet një tjetër shtetas për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, nga hetimet e kryera në vijim të operacionit “Zereci”, zhvilluar në muajin korrik 2019, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u arrestuan 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të një bashkëpunëtori tjetër të dyshuar të tyre, konkretisht të shtetasit A.Q., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi i mësipërm u ndalua pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L.P., i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP