U zgjodh dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD

Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.

Ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa mësohet se Bozdo nuk do të jetë më pjesë e tij.

Eno Bozdo u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbledhje, Këshilli votoi dhe anëtarët zëvendësues të tyre, prej ku rezulton se Bozdon do ta zëvendësojë Çlirim Gjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?