U zgjodh kryetare e Himarës, Blerina Bala ftesë për bashkëpunim: Asnjë punë nuk bëhet vetëm
Mes kaosit dhe me 15 vota pro, nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme. Në reagimin e parë, ajo bën thirrje për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror.
“Së pari më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do të jetë i përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.
Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”.