U zhduk në mënyrë misterioze, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Angli
13-vjeçarja shqiptare, Megi Bukaci u raportua e humbur në datën 1 shkurt në Angli. Mediat më të mëdha britanike shkruan faqe pafund për adoleshenten shqiptare, ndërsa sot njoftojnë se ajo është gjetur në Hertfordshire, Angli.
Policia ka njoftuar e ajo kontaktoi autoritetet britanike pasditen e 4 Shkurtit dhe tani ndodhet e sigurt në Hertfordshire. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare. Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej.
Në momentet kur vajza u zhduk, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. Ajo i kishte kërkuar gruas misterioze si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor. Gruaja e panjohur i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans.
Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar. Oficerët nuk mundën ta merrnin dot në pyetje. Mirëpo pas hetimeve për ngjarjen janë vënë në pranga pesë persona, katër burra dhe një grua. Ata mbahen në ambientet e paraburgimit në Hertfordshire.
KOHA JONË SONDAZH

