U zu nga masivi i çimentos, kush është viktima në Elbasan

Zbardhet identiteti i punonjësit që mbeti i vdekur pas një aksidenti gjatë kohës që punonte në fabrikën e Çimentos në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Musa Sulaj, banues në fshatin Ulem, i cili u zu nga një masiv i madh çimentoje.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur shtetasi Tomorr Mjekerzaku, banues në lagjen Qemal Stafa, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktima, mbeti i bllokuar për rreth një orë poshtë masivit me çimento.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?