U zunë për motive banale, 18-vjeçari i ngul thikën të riut

Raportohet se një 18-vjeçar është prangosur, pasi plagosi me thikë një të ri.

E ditur bëhet se 18-vjeçari me inicialet K.Q. i ka ngulur thikën të riut E.H. Po ashtu e ditur bëhet se sherri midis tyre ka nisur për motive të dobëta dhe banale, më pas 18-vjeçari i ka ngulur thikën të riut.

Mësohet se i riu ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikur për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Në njoftimin e policisë shkruhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit : -K.Q., 18 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur thikë shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

SHKARKO APP