Udhëheqësja e opozitës iraniane merr pjesë në kremtimet e Krishtlindjes
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte e pranishme në ceremonitë për kremtimin e lindjes së Jezu Krishtit në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, të martën më 24 dhjetor 2019.
Në fjalën e tij për urimin e Krishtlindjeve, George Antonio Frendo, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, tha: “Ju përshëndes znj. Presidente. Jam i lumtur që ju shoh mes nesh. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë kremtim madhështor. Dhe ju përshëndes znj. Rajavi, që përfaqësoni komunitetin iranian në vendin tonë. Lutemi për njerëzit në vendin tuaj, të cilët janë të shtypur, dhe durojnë dhimbjen e vuajtjen.”
Znj. Rajavi i shprehu mirënjohejen Arqipeshkvit Frendo, dhe i dhuroi një libër që përmban listën e 20,000 martirëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit. Ajo tha se populli iranian po paguan çmimin më të rëndë të mundshëm në luftën e tij për ta hequr qafe fashizmin fetar që sundon Iranin. Znj. Rajavi shprehu shpresën e saj se në Iranin e së ardhmes, të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane, pavarësisht feve dhe traditave të tyre, apo etnive dhe kombësive, do të jetojnë krah për krah në liri e barazi.
Në ceremoni morën pjesë disa udhëheqës e personalitete të spikatura shqiptare, duke përfshirë Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin, kryetare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bashkëshorte e Presidentit, Znj. Elona Gjebra, Sekretare e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit dhe ish Zëvendës Ministre e Brendshme, dhe znj. Diana Çuli, shkrimtare e mirënjohur shqiptare.