Udhëtimet me charter të Ramës, PD kërkon komision hetimor. Boçi: Kushdo që e pengon…

Publikimi i të dhnave të kryeministrit Edi Rama nga hakerat na Irani, ka bërë që Partia Demokratike të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama. Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.

Ai thotë se çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve.

“Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.

SHKARKO APP