Udhëzimi i Ardi Veliut për policitë vendore: Automjetet që lejohen të qarkullojnë dhe cilat nuk lejohet
Përmes një udhëzimi drejtuar drejtorive vendore të policisë, kreu i Policisë së shtetit, Ardi Veliu njofton masat kufizuese për lëvizjet me automjet.
Në udhëzim saktësohet se për varjen në punë do të vazhdojë të shërbejë orari 05:00-08:00 dhe 16:00-17:00.
Kompanitë dhe bizneset do të qarkullojnë me autorizim nga policia rrugore si dhe administratorët për çdo orar përtej orarit të mëngjesit dhe pasdites.
Në rrugët ndërqytetëse nuk ka kufizim për lëvizje për mjete e autorizuara të cilat janë në funksion të shërbimeve ekonomiko-sociale të prodhimi, si dhe nevojave shëndetësore.
Do të mund të qarkullojnë pa kufizim kohor, mjetet rrugore bujqësore, blegtorale, për kryerjen e punime dhe transportin e produkteve bujqësore e blegtorale nga fushat në magazinat e grumbullimi apo në objekte te tjera, në funksion të aktivitetit të tyre.
Do të ndalohet lëvizja e mjeteve rrugore 4+1 dhe e këmbësorëve, në qendrat e banuara për shëtitje, marrja e çuarje të personave të pa autorizuar, për kryerjen e shërbimeve dhe plotësimin e nevojave familjare jashtë fashës së miratuar dhe rregullave të përcaktuara.
Do të lejohen që të qarkullojnë me automjete private apo të firmës jashtë fashës orare, shtetasit që kanë vetëdaklaruar lëvizjen ose me deklarim personal dhe janë miratuar nga policia rrugore.
Për rastet e fatkeqësive dhe të sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjencat, do të njoftohet në numri e 112/129 si dhe në numrat e vënë në dispozicion të policisë rrugore 06941122223 dhe 0694122224.