Udhëzimi i ri: Audit ndërkombëtar për bizneset e mëdha, shmanget kontrolli tatimor

 

Së shpejti Ministria e Financave do të nxjerrë një udhëzim, ku të gjitha bizneset e mëdhaja do të auditohen nga kompani të huaja, në mënyrë që të shmangen nga kontrollet tatimore.

Në një takim për luftën kundër informalitetit, kryeministri Rama dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani thanë se pas udhëzimit të ministrisë së Financave këto kompani do të listohen tek kompanit me pak ris.

RamaTë gjitha kompanitë që do të çertifikohen nga kompanitë ndërkombëtare që janë në një listë pas udhëzimti të Ministrisë së Financave do të listohen tek kompanitë me pak risk për t’i shmangur plotësisht kontrollet duke u vetëaudituar nga kompanitë ndërkombëtare të auditit.  Çdo kompani që ndjek procedurë hyn tek kompanitë me më pak risk ose pa risk. Kompania do të ketë një trajtim krejt tjetër nga administrata tatimore.

Cani: Bizneset e mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre, nëse do të pranojnë, kundrejt një udhëzimi që do të dalë nga Ministria e Financave, që auditimi i biznesit të tyre, (pjesa fiskale le të themi) të realizohet nga kompani ndërkombëtare të njohura për të zëvendësuar sa më shumë, por pa ja hequr të drejtën finale organeve të tatim-taksave për të kontrolluar auditorin ndërkombëtar, por që mos vinë takisdarët tek ju, por të realizohet auditi fiskal me anë të auditimit të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare.

Kreu i Financave tha se përshtatja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët.

Cani: Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose të punojë me kasën fiskale me individe për masën deri 10%. Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshpojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjtetër që biznesi i madh të leshojë kupona tatimore për individët, dhe pas 1 prillit mos punojë me me kupona tatimorë, por këtë detyrë tja lerë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë biznesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë.  

Po ashtu Cani foli edhe për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, i cili tha se do të bëhet automatikisht nga sistemi.

SHKARKO APP