Udhëzimi për hapjen e kinemave, shfaqjet me interval pushimi jo më pak se 15 minuta, s’lejohet ushqimi dhe pijet
Publikohet udhëzimi i MSH për hapjen e kinemave në kushte pandemie nën masa strikte sigurie ndaj COVID-19.
Sipas MSH, asnjë klient me temperatura mbi 37.5 gradë Celsius nuk do të lejohet të hyjë në kinema. Për më tepër nga shfaqja në shfaqje do të ketë pushim jo më pak se 15 minuta për të kryer pastrimin dhe ventilimin e duhur.
Po ashtu distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.
Më tepër, Ministria e Shëndetësisë kërkonë që rezervimet për kinema të jetë vetëm online dhe të shmangen grumbullimet tek zona e pritjes.
(BalkanWeb